Rafael Nadal, pas 20 vitesh jashtë ‘top-100’
12 qershor 2023
| 12:00
Në renditjen botërore për meshkuj, Rafael Nadal ka rënë nga “top-100”, më konkretisht në vendin e 136-të.
Për herë të fundit tenisti nga Mallorca ishte renditur jashtë 100 më të mirëve të tenisit më shumë se 20 vjet më parë: më 14 prill 2003. Rafa në atë kohë ishte vetëm 16 vjeç.
Me mungesën e Nadalit në top-100, tenisit spanjoll për meshkuj i ka mbetur shtatë përfaqësues në elitën e reketave.