Rafael Nadal pozitiv me Covid
Tenisti i njohur, Rafael Nadal ka konfirmuar se ka dal pozitiv në analizat e Covid-19.
Nadal përmes një komunikate në “Twitter” ka bërë me dije se pasi është rikthyer në shtëpi nga turneun e Abu Dhabit, ka dalë pozitiv me koronavirus.
“Përshëndetje të gjithëve. Dua të njoftojë se në rikthimin tim në shtëpi pasi luajta në turneun e Abu Dhabi, kam dal pozitiv me Covid-19 në testin që e bëra kur arrita në Spanjë. Në Kuwait dhe Abu Dhabi janë bërë kontrolle çdo dy ditë dhe të gjitha ishin negativ, por e fundit e bërë të premten dhe rezultatet erdhën të shtunën. Jam duke pasur disa momente të pakënaqura, por shpresoj se do përmirësohem pak nga pak. Jam në shtëpi dhe iu kam treguar aty rezultatin që kanë pasur kontakt me mua”.
“Si pasojë e situatës, më duhet të kem fleksibilitet total me kalendarin tim dhe do të analizoj opsionet e mia në varësi të evolucionit tim. Unë do t’ju mbaj të informuar për çdo vendim në lidhje me turneun e mi të ardhshëm. Faleminderit të gjithëve paraprakisht për mbështetjen dhe mirëkuptimin”, ka njoftuar Nadal.