Rafael Nadali fejohet me të dashurën pas 14 vjetësh lidhje
01 shkurt 2019
| 11:47
Rafael Nadali është e fejuar me të dashurën e vet prej 14 vjetësh, Mery Perello.
Çifti do të martohet në vjeshtë në një ceremoni në Mallorka. Raportohet se Rafa i propozoi fejesën Meryt, e njohur ndryshe si Xisca, në maj të vitit të kaluar, gjatë një udhëtimi romantik në Romë, por e mbajtën sekret fejesën për tetë muaj.
Tenisti në një intervistë më parë la të nënkuptohej se dëshironte të kishte fëmijë me të dashurën. “Natyrisht se kam për qëllim të krijojë një familje. I dua fëmijët dhe do të dëshiroja që fëmijët e mi të bënin atë që i pëlqen”, ka thënë Nadali.