Rafet Rama betohet si deputet i Kuvendit të Kosovës
11 prill 2019
| 11:54
Rafet Rama ka dhënë betimin si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Në këtë pozitë, Rama si deputet i PDK-së ka zëvendësuar Nezir Çoçaj, i cili më herët kishte dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit.
Betimi i Ramës si deputet është shtyrë deri më tani për shkak të mosfunksionimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).