Rafet Rama me këtë foto ia uron Kosovës ushtrinë

14 dhjetor 2018 | 18:08

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Rafet Rama, me rastin e themelimit të ushtrisë së Kosovës, ka publikuar një foto të veçantë nga koha e luftës.

Kjo foto mban datën e 28 nëntorit të vitit 1998.

“Në këtë datë historike për popullin tonë, me krenari kujtoj pjesën më të lavdishme të jetës time, luftën e Ushtrisë Çlirimtare. Sakrifica e gjyshërve tanë dhe rënia për liri e bashkëluftëtarëve te mi, kjo rrugë e nisur qysh moti sot u përjetësua. Urime Kosovë! Përjetësisht Lavdi te gjithë dëshmorëve! Urime qytetarë të Republikës sonë!”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2202040330064088&set=a.1393453524256110&type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri i famshëm shqiptar, Haxhi Krasniqi e ka uruar popullin…