Rafuna: Kosova në rrezik nga recesioni ekonomik

26 dhjetor 2022 | 14:52

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, ka thënë se ka shumë mundësi që vendet e Bashkimit Evropian (BE) të futen në recesion, apo rënie të përgjithshme të aktivitetit ekonomik, në vitin 2023.

Në atë rast, recesioni do të reflektohej edhe në Kosovë, ka thënë Rafuna në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”.

Rafuna, po ashtu, ka thënë se parashikimet për rritje ekonomike në Kosovë këtë vit, “nuk do të jenë të mjaftueshme” për zhvillim dhe punësim.

Prodhimi dhe tërheqja e investimeve të huaja janë pikat kryesore ku duhet të fokusohet Kosova, ka thënë mes tjerash ai.

Intervistën e plotë mund ta lexoni: KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarë ushtarakë të Koresë së Jugut kanë thënë se Koreja…