Rafuna: Menaxhimi doganor në Shqipëri ka shënuar progres (video)

13 shkurt 2018 | 18:01

Këshilltari për dogana dhe tatime i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili ishte dhe drejtori i Doganës së Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë se administrata doganore në Shqipëri ka shënuar progres dhe është duke operuar konfrom standardeve evropiane.

Ai ka thënë se kryeministri shqiptar, Edi Rama, është i interesuar që të ketë kuadro sa më profesionale në administrimin doganor. “Nga këndi profesional Dogana luan një rol të rëndësishëm jo vetëm për mbledhjen e të hyrave, por edhe në motivimin e investitorëve të huaj, pasi Dogana është institucioni i parë me të cilin përballët investitori i huaj i cili pretendon të vi e të investojë në vendin tonë në Shqipëri. Andaj, është shumë e rëndësishme që të jetë një administratë sa ma profesionale dhe menaxhmenti i financave, po ashtu dhe kryeministri janë të interesuar dhe të motivuar të kenë sa më shumë profesionistët  në Doganë, në mënyrë që të pasqyrojnë sa më mirë performancën e shtetit shqiptar”, ka thënë Rafuna në televizion shqiptar “VizionPlus”.

Po ashtu, Rafuna ka thënë se Dogana e Kosovës dhe Shqipërisë operojnë me sisteme të avancuara. Sipas tij, kjo është pozitive për faktin se Dogana e Kosovës dhe e Shqipërisë po shndërrohen nga një administratë  doganore klasike në atë të orientuar kah interesat biznesore.

Rafuna ka folur edhe për bashkimin doganor Kosovës-Shqipëri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në prag të…