Rafuna merr çmimin për lider në përmirësim të ambientit për investime dhe edukim të fuqisë punëtore

27 korrik 2023 | 11:38

Kryetari i Odës së Maqedonisë së Veriut, Branko Azeski, ka pritur kryetarin e OEK-ut, Lulzim Rafuna për t’i ndarë çmimin për lider në përmirësim të ambientit për investime dhe edukim të fuqisë punëtore në Ballkanin Perëndimor sipas nevojave të tregut të punës.

Ai njëkohësisht shprehu mirënjohjen për punën e deritanishme të kryetarit Rafuna si udhëheqës i Odave të Ballkanit Perëndimor (WB6 CIF) ku përfaqëson rreth 350 000 biznese dhe uroi që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ndërkaq kryetari Rafuna u shpreh mirënjohës për këtë çmim.

“Është një nder i veçantë për mua, por edhe më shumë për Odën Ekonomike të Kosovës të marr këtë shpërblim dhe mirënjohje në cilësinë e presidentit të Forumit të Investimeve të 6 Dhomave të Ballkanit Perëndimor dhe si kryetar i OEK-ut dhe të dëgjosh për arritjet konkrete të nismës. Është vërtet kënaqësi të shohësh se sa shumë kompani nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe i gjithë Ballkani Perëndimor kanë përfituar nga puna e WB6 CIF”, ka theksuar Rafuna.

Ai ka thënë se ky është një inkurajim për CIF të WB6 që të rrisë ambiciet për të mbështetur ekonomitë e rajonit dhe për t’i afruar ato me njëra-tjetrën dhe me tregun e BE-së.

“Shpresoj se është gjithashtu një inkurajim për bizneset e rajonit që të kërkojnë mbështetje dhe bashkëpunim të mëtejshëm me Odat e tyre përkatëse të tregtisë dhe me ne si Forumi i Investimeve i 6 Dhomave të Ballkanit Perëndimor”, u shpreh Rafuna.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moti jo normal ka goditur kontinentin e Evropës, raporton N1.…