Rafuna pritet nga Aderholt në ShBA, flasin për potencialin ekonomik

23 maj 2024 | 10:59

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna është pritur në takim nga kongresisti Robert Aderholt, me të cilin ka biseduar për rolin e biznesit në thellimin e paqes dhe bashkëpunimit rajonal si dhe rolin e ShBA-së në këto procese.

Në cilësinë edhe të kryesuesit të Fondit Investues të Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor, Rafuna e ka informuar Aderholtin për potencialin për të tërhequr investime të Kosovës dhe tërë Ballkanit Perëndimor.

Rafuna ka theksuar se komuniteti i biznesit po kontribuon në avancimn e vendeve të tyre në proceset e integrimeve euroatlantike.

Ndërsa Aderholt ka shprehur gatishmërinë e ShBA-së që të përkrah përpjekjet për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm e që sjell paqe e stabilitet për tërë rajonin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur homologen e tij…