Rafuna: Qeveria e Kosovës do t’i ndajë 500 mijë euro për Shqipërinë
26 nëntor 2019
| 12:32
Lulzim Rafuna, këshilltar i ministrit të Ministrisë së Financave, ka bërë me dije për gazetën “Epoka e re” se Qeveria e Kosovës do t’i ndajë sot 500 mijë euro për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë pas goditjeve që mori nga tërmetet.
“Sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës do të merret vendimi për ndarjen e 500 mijë euro për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë”, ka thënë Rafuna.
Në orën 13:00, Qeveria e Republikës së Kosovës mban mbledhje të jashtëzakonshme pas tërmetit në Republikën e Shqipërisë.
/Epoka e re/A.MAVRAJ