Rafuna: ShBA-ja ka pranuar e para produktet tona

07 nëntor 2024 | 08:54

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, duke numëruar investimet amerikane në Kosovë, tha se ShBA-ja, përveç që ka sponsorizuar shtetësinë e Kosovës, është vendi i parë që ka pranuar dhe njohur produktet e Kosovës. Kësisoj, vlera e investimeve direkte amerikane në Kosovë kalon shifrën prej 500 milionë eurosh, investime këto që, sipas tij, janë në rritje.

“Në 5 vitet e fundit ka pasur ngritje. Shohim se vlera totale e eksporteve është 431 milionë euro, ndërsa importet i kemi mbi 700 milionë… e rëndësishme është që produktet tona kanë filluar të eksportohen dhe kjo ka ndikuar që të kemi më shumë prodhime. E mira është se ShBA-ja ka ndikuar që Kosova të ketë ambient më të mirë të të bërit biznes. Sa iu përket investimeve të huaja direkte, nga ShBA-ja kemi ngritje prej 8% në totalin e investimeve apo 530 milionë dhe kurba është në ngritje. Ndërsa sa i përket rënies së eksportit, kemi një rënie në vitin 2023, por është mirë sepse ka lëvizje çdo vit”, tha Rafuna për RTV21.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika…