Ragip Xhaka: 131-shi bashkon të gjithë atë që besojnë në një të ardhme më të mirë për Kosovën
06 janar 2025
| 13:05
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e udhëhequr nga kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, do të dalë në zgjedhjet e 9 shkurtit me numrin 131.
Kështu ka vlerësuar kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 34, Ragip Xhaka.
Ai ka thënë se numri 131 bashkon të gjithë ata që besojnë në një të ardhme më të mirë për Kosovën.
“Numri im në listën e kandidatëve për deputet është 34, dhe jam i angazhuar për të kontribuar në zhvillimin dhe mirëqenien e çdo qytetari të Kosovës. Me punë të palodhshme dhe përkushtim të madh, do të vazhdojmë të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për vendin tonë”, ka shkruar Xhaka në “Facebook”.