Ragip Xhaka do të jetë zëri i diasporës në Kuvendin e Kosovës
Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të Kosovës do të mbahen më 9 shkurt të vitit të ardhshëm. Në këto zgjedhje pritet të ketë risi të mëdha në lista zgjedhore të partive politike. Aty do të ketë kandidatë të fushave të ndryshme. Deri më tani asnjë parti politike në listat zgjedhore nuk ka pasur përfaqësues nga diaspora, por PDK-ja e ka parë të arsyeshme që në listë të ketë edhe përfaqësues e njerëz të dëshmuar të cilët jetojnë në shtetet evropiane. Një ndër ta që tashmë e ka konfirmuar se do të jetë në listat e kandidatëve për deputetë nga diaspora është Ragip Xhaka, kryetar i Degës së PDK-së në Zvicër. Xhaka në disa prononcime për medie dhe nëpër ndeja private ka konfirmuar se do të jetë kandidat për deputet nga radhët e PDK-së dhe se, sipas tij, ai e ka marrë me shumë seriozitet propozimin e kryesisë së PDK-së, dhe se do të bëjë çmos që ta mobilizojë diasporën që të jetë më aktive gjatë fushatës zgjedhore.
Xhaka, po ashtu, ka konfirmuar se nëse fiton në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 dhe zgjedhet deputet i Kuvendit të Kosovës, do ta përfaqësojë të gjithë komunitetin shqiptar të diasporës, pa bërë dallime politike apo partiake. Po ashtu, Xhaka nuk do ta lë anash as kontributin e ish-të burgosurve dhe atyre që me gjakun dhe sakrificën e tyre, Kosova sot është e lirë, duke falënderuar dhe duke u qëndruar afër familjeve të dëshmorëve të kombit, veteranëve e invalidëve si dhe familjeve të martirëve.
Ragip Xhaka ka një bagazh të madh familjar, patriotik dhe politik. Ai është ish-i burgosur politik. Ka vuajtur dënim me burg nga gjykatat serbe për kontribut atdhetar. Xhaka është babai i futbollistëve më të mirë shqiptarë të të gjitha kohëve, Taulant dhe Granit Xhaka.
Po pse duhet të votohet Ragip Xhaka?
Përgjigjja është kjo: Serbia e urren mbiemrin Xhaka për shkak të suksesit të madh të vëllezërve Xhaka. Kjo është një ndër arsyet që duhet votuar Ragip Xhaka./s.z/.