Ragip Xhaka e dridh Fribourgun vetem në një nëndegë të PDK-së
Kryetari i degës së PDK-së në Zvicër ka vizituar nëndegën e PDK-së në Fribourg. Aty është pritur nga shumë simpatizant e përkrahës të PDK-së.
Xhaka ishte i shoqëruar edhe nga kandidatët për deputetë nga Qendra, Idriz Vehapin, Blerta Deliu, Sala Jashari e Mërgim Lushtaku.
Xhaka pasi ka falënderuar të pranishmit e shumtë të kësaj nëndege dhe musafirët nga Prishtina, ka thënë se me mbështetjen e fuqishme të mërgatës, PDK-ja nën udhëheqjen e z. Bedri Hamza, do ta kthejmë Kosovën në rrugën e forcimit dhe zhvillimit si një shtet i mirëfilltë.
“Sot, ndërsa hyjmë në një fazë të rëndësishme zgjedhore, jam i bindur se vetëm me mbështetjen tuaj të fuqishme dhe me ekipin e përkushtuar të PDK-së nën udhëheqjen e z. Bedri Hamza, do ta kthejmë Kosovën në rrugën e forcimit dhe zhvillimit si një shtet i mirëfilltë”, ka thënë para të pranishmëve Ragip Xhaka.
Fjalimi i plotë i z.Xhaka:
Të dashur bashkatdhetarë,
Sonte pata nderin të jem mes shumë miqve dhe bashkëatdhetarëve tanë në Fribourg, për një takim të veçantë. Falënderimet më të sinqerta shkojnë për profesorin z. Idriz Vehapi, znj. Blerta Deliu-Kodra, znj. Sala Jashari, z. Mërgim Lushtaku dhe të gjithë ju që na nderuat me praninë tuaj. Një falënderim i veçantë për nëndegën e PDK-së në Fribourg që na mbështeti dhe na mirëpriti me zemër të hapur.
Partia Demokratike e Kosovës ka qëndruar gjithmonë pranë bashkatdhetarëve tanë, për ta afruar sa më shumë atdheun në zemrat e tyre. Sot, ndërsa hyjmë në një fazë të rëndësishme zgjedhore, jam i bindur se vetëm me mbështetjen tuaj të fuqishme dhe me ekipin e përkushtuar të PDK-së nën udhëheqjen e z. Bedri Hamza, do ta kthejmë Kosovën në rrugën e forcimit dhe zhvillimit si një shtet i mirëfilltë.
Bashkë, për një Kosovë më të mirë me kryeministër z. Bedri Hamza!
#RagipXhaka #PDK #BedriHamza #mamire #mergata