Ragip Xhaka e Mujë Haziri mirëpresin në Gjenevë kandidatët për deputetë nga dega e PDK-së në Viti
Kryetari i degës së PDK-së në Viti, Bekim Azizi së bashku me kandidatët për deputetë nga kjo komunë, Taulant Haxhiu dhe Sylejman Berisha kanë vizituar nëndegën e PDK-së në Gjenevë ku janë mirëpritur nga kryetari i nëndegës, Mujë Haziri bashkë me bashkpuntorë. I pranishëm ishte edhe kryetari i degës së PDK-së në Zvicër, Ragip Xhaka, njëherit kandidat për deputet. Kështu ka bërë të ditur Azizi përmes llogarisë së vet në “Fecebook”.
Njoftimi i plotë:
Knaqësi që bashkë me dy kandidatët e nominuar për deputetë, Taulant Haxhiu dhe Sylejman Berisha të mirëpritemi në nëndegën e PDK-së në Genevë nga kryetari Mujë Haziri bashkë me bashkpuntorë.
Me prezencën e tij na nderoi dhe kryetari i PDK-së në Zvicër, miku im Ragip Xhaka.
Bashkëatdhetarët tanë janë të vendosur për ta mbështetur fuqishëm Bedri Hamzën për Kryeministër dhe kandidatët tanë për deputetë.
Faleminderit Genevë për mikpritjen dhe mbështetjën!
#BedriHamzaKryeministër