Ragip Xhaka: Është emocionuese për ne si familje të shohim se sa shumë e duan Granitin, jo vetëm shqiptarët

04 tetor 2024 | 23:55

Ragip Xhaka, babai i futbollistit shqiptar, Granit Xhakës, është befasuar nga një fans i cili në trupin e tij kishte bërë tatuazh fotografinë e Granitit duke festuar mw bashkëlojtar shpalljen kampion të ekipit të tij Bajer Leverkusen në Bundesligen gjermane.

“Një moment i veçantë për mua dhe familjen time! Një fans i pasionuar ka bërë një tatuazh me djalin tim Granitin dhe kjo është me të vërtetë emocionuese për ne si familje të shohim se sa shumë e duan Granitin, jo vetëm shqiptarët.”, ka shkruar Ragip Xhaka.

Postimi i plotë i tij:

Një moment i veçantë për mua dhe familjen time! Një fans i pasionuar ka bërë një tatuazh me djalin tim Granitin dhe kjo është me të vërtetë emocionuese për ne si familje të shohim se sa shumë e duan Granitin, jo vetëm shqiptarët. Përkushtimi im si prind gjithmonë ka qenë që djemtë e mi të punojnë në rrugën drejt suksesit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ftuara e radhës në “Reel Talk me Maxhunin” nē…