
Ragip Xhaka falënderon 17 mijë e 911 votuesit e tij: Së bashku mund të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë më të mirë
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ragip Xhaka, ka falënderuar qytetarët e Kosovës për mbështetjen që ia kanë dhënë në zgjedhjet e 9 shkurtit, ku ka marrë rreth 18 mijë vota, të cilat janë të pamjaftueshme për ta siguruar një vend në Kuvendin e Kosovës.
Po ashtu, Xhaka ka falënderuar edhe familjen e tij, e cila i ka dhënë mbështetje në këtë garë.
“Një falënderim i veçantë shkon për familjen time, për dy djemtë e mi Granitin dhe Taulantin, që më mbështetën në këtë rrugëtim timin, që ishte sa sfidues aq edhe motivues për të punuar për Kosovën sa më shumë. Falënderime i shprehi edhe ekipit tim zgjedhor, që punoi pa u lodhur për të arritur rezultate sa më të mira. Urimet e mia shkojnë për deputetët që do të përfaqësojnë PDK-në në Kuvend. Kam besim se ata do të jenë të përgjegjshëm ndaj votuesve dhe do të jenë adresa e parë për brengat dhe shqetësimet e qytetarëve”, ka shkruar Xhaka në “Facebook”.
Postimi i plotë i Xhakës:
Të nderuar qytetarë të Kosovës,
Më shumë mirënjohje, ju falënderoj për mbështetje tuaj në zgjedhjet e fundit, ku më besuat me 17,911 vota. Kjo është një shenjë e qartë e vlerësimit për punën dhe angazhimin tim. Falënderoj të gjithë qytetarët e Kosovës, simpatizantët e PDK-së, anëtarë, strukturat dhe mërgatën për besimin e treguar.
Një falënderim i veçantë shkon për familjen time, për dy djemtë e mi Granitin dhe Taulantin, që më mbështetën në këtë rrugëtim timin, që ishte sa sfidues aq edhe motivues për të punuar për Kosovën sa më shumë.
Falënderime i shprehi edhe ekipit tim zgjedhor, që punoi pa u lodhur për të arritur rezultate sa më të mira.
Urimet e mia shkojnë për deputetët që do të përfaqësojnë PDK-në në Kuvend. Kam besim se ata do të jenë të përgjegjshëm ndaj votuesve dhe do të jenë adresa e parë për brengat dhe shqetësimet e qytetarëve.
Së bashku, mund të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë më të mirë.
Faleminderit edhe një herë!