Ragip Xhaka falënderon bashkatdhetarët e Zvicrës për pritjen madhështore që i organizuan Bedri Hamzës

18 nëntor 2024 | 23:36

Të dielën në Basel të Zvicrës është mbajtur një tubim madhështor i Partisë Demokratike të Kosovës. Bashkatdhetarët kanë pritur kandidatin për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamzën. Kryetari i degës së PDK-së për Zvicër, Ragip Xhaka i cili do të jetë kandidat për deputet nga i propozuar nga mërgata shqiptare, ka falënderuar rreth 2000 simpatizant e bashkëatdhetar që kanë marr pjesë në tubimin madhështor të mbajtur ditën e diele në Mittenza të Baselit.

Falënderimi i plotë i Ragip Xhakës:

Faleminderit Basel, faleminderit Zvicer – tubimi madheshtor për Bedri Hamzen, një sukses i jashtëzakonshëm!

Të dielën, me 17 nëntor 2024, në Mittenza, Basel, u mbajt një tubim madhështor i organizuar nga dega e PDK-së në Zvicër. Ky event mblodhi bashkëatdhetar të shumtë nga çdo cep i Zvicrës dhe me gierë, duke e shndërruar sallen në një atmosferë të jashtëzakonshme perkrahjeje e bashkimi. Salla ishte e stermbushur, duke dëshmuar përkushtimin e mergatës sonë për vizionin e një Kosove më të mirë.

Nje falenderim i veçante shkon per strukturat e PDK-së në Zvicër për organizimin e shkelqyer dhe për të gjithë pjesmarrësit që e bënë këtë tubim një moment historik për ne.

Fjalimi i kryeministrit të ardhshem, z. Bedri Hamza, frymëzoi të gjithë të pranishmit me vizionin e tij për një Kosovë të fortë, të zhvilluar dhe dinjitoze. Si deputet i ardhshëm, zotimi im është që do të punoj ngusht me gjithë mergatën, duke ndertuar ura bashkëpunimi për një të ardhme më të mirë për Kosovën dhe për  shqiptarët kudo që ndodhen.

Faleminderit Zvicër! Bashkë për një Kosovë më të mirë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se Kurti do…