Ragip Xhaka falënderon kryetarin Krasniqi për prezencën e tij në tubimin me qytetarë llapjan
01 shkurt 2025
| 15:37
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka prezantuar programin qeverisës të kryeministrit Bedri Hamza për një Podujevë dhe Kosovë ma të mirë.
Të pranishëm përpos shumë qytetarëve ishin edhe shumë kandidatë për deputetë nga radhët e PDK-së. Në mesin e tyre ishte edhe numri 34 i PDK-së, Ragip Xhaka.
“Në prezencë të qindra qytetarëve llapjan, sot PDK prezantoi programin e kryeministrit Bedri Hamza për një Podujevë dhe Kosovë ma të mirë. Kryetari Krasniqi na nderoi me prezencë e tij, ku edhe përgëzoi gjithë qytetarët e Podujevës, për përkrahjen që po na japin”, ka shkruar Xhaka.
#RagipXhaka34 #PDK131 #BedriHamza #mamire