Ragip Xhaka fton mërgatën të regjistrohet: Është proces i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Zvicër, Ragip Xhaka ka vazhduar aktivitetet politike në Zvicër. Ai ka takuar shumë familje e qytetar të cilët jetojnë dhe punojnë në shtetin helvetik. Xhaka ka kërkuar nga mërgimtarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për tu rexhistruar e që më pas të kenë mundësi për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025. Xhaka ka kërkuar votën për Bedri Hamzën kryeministër dhe njëkohësisht edhe për vetën e tij i cili do të garoj nën siglën e PDK-së, dhe i cili edhe është kandidat potencial për tu zgjedhur deputet i Parlamentit të Kosovës, nga votat e diasporës.
“Epoka e re” ka kontaktuar kandidatin për deputet, Ragip Xhakën dhe e ka pyetur për procesin e rexhistrimit të mërgatës sonë. Xhaka në përgjigjen e tij ka thënë se tashmë PDK-ja ka mobilizuar ekipet e tëra që të u ndihmojnë qytetarëve që të rexhistrohen. “I ftoj të gjithë qytetarët të cilët ende nuk janë regjistruar, që të bëhen pjesë e këtij procesi, shumë të rëndësishëm për Kosovën. Kosova ka nevojë dhe mundet më mirë dhe kjo bëhet me Bedri Hamzën kryeministër”, thuhet ndër tjera në përgjigjen e Xhakës.
Rexhistrimi i mërgatës sipas afatit të paraparë nga KQZ-ja është deri më 26 dhjetor të këtij viti ku edhe zyrtarisht përfundon mundësia e votimit të atyre që nuk e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë.