
Ragip Xhaka i PDK-së dhe Hysen Çekaj i LDK-së më të votuarit nga diaspora
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ragip Xhaka, i cili vjen nga diaspora shqiptare është kandidati që ka fituar më së shumti vota të mërgatës nga votuesit e kësaj partie.
Kur janë numëruar 90 për qind e votave nga ambasadat-konsullatat dhe me postëm Xhaka ka marrë 2 133 vota, ndërsa në Kosovë ka marrë 14 987 vota.
Në total, Xhaka deri më tani ka marrë 17 427 vota. Xhaka është në pritje të rezultateve të votave nga diaspora, atyre me kusht dhe personave me nevoja të veçanta që të kalojë pragun për të fituar një ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Edhe kandidatët tjerë të PDK-së nga diaspora kanë siguruar shumë vota, por që kanë mbetur larg pragut për tu bërë deputet të ardhëm.
Isak Neziri është kandidati i PDK-së i renditur si i dyti nga diaspora me 17 722, i pasuar nga Shahin Dervishaj me 12 557 dhe Patriot Krasniqi me gjithsej 10 304 vota.
Ndërsa kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hysen Çekaj, djali i komandantit të Koshares, Sali Çekaj, ka arritur që nga mërgata të marrë hiq më pak se 10 696 vota, kurse nga votuesit në Kosovë ka marrë 11 268 vota e që në total deri tani ka marrë: 21 964 vota që matematikisht i bie se ka siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës.