Ragip Xhaka i PDK-së: Mbështetje për iniciativat që nxisin zhvillimin ekonomik të Kosovës
Kandidati për deputet i PDK-së, Ragip Xhaka, ka shprehur përkushtimin e tij për të mbështetur dhe inkurajuar iniciativat që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Kosovës.
Xhaka ka vlerësuar punën e Skender Buqës, pronarit të “En Tuning” në Prizren, duke e cilësuar atë si një shembull të shkëlqyer të profesionalizmit dhe inovacionit në fushën e tuningut dhe automjeteve.
“Si deputet i ardhshëm i Kuvendit, angazhimi im do të jetë për të mbështetur dhe inkurajuar të gjitha iniciativat që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Skender Buqa është një model i suksesshëm që jo vetëm ka ndikuar pozitivisht në sektorin e automjeteve, por ka krijuar edhe mundësi punësimi për shumë të rinj”, ka shkruar Xhaka në “Facebook”.
Më tutje, Xhaka ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së profesionistëve dhe bizneseve lokale, të cilat luajnë një rol kyç në forcimin e ekonomisë dhe në ofrimin e mundësive të reja për gjeneratat e reja.
Ragip Xhaka është zotuar se do të punojë ngushtë me të gjitha palët e interesuara për të siguruar që nisma të tilla të kenë mbështetjen e nevojshme për të lulëzuar dhe për të kontribuar në zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës.