Ragip Xhaka kujton Ilaz Kodrën: Nder e respekt në përulësi për sakrificën e pashembullt të komandantit
Zyrtarët e lartë të Partisë Demokratike të Kosovës, në krye me kryetarin Memli Krasniqi, kanë bërë homazhe pranë lapidarit të komandantit Ilaz Kodra në 25 vjetorin e rënies së tij dhe të 315 dëshmorëve dhe martirëve tjerë të rënë me 3o prill të vitit 1999 në fshatrat e Drenicës.
I pranishëm në homazhe ishte edhe ish i burgosuri politik, kryetari i Degës së PDK-së për Zvicër, Ragip Xhaka me bashkëpunëtor. Xhaka në përkujtimin e tij në “Facebook” ka thënë se është nder e respekt në përulësi sakrifica e komandantit Ilaz Kodra. “Nder e respekt në përulësi për sakrificën e pashembullt të komandantit Ilaz Kodra, në 25 vjetorin e rënies heroike në emër të lirisë së Kosovës, rënia e të cilit frymëzoi bashkëluftëtarët e tij të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që të vazhdohet rruga, sado e vështirë që ishte, deri në çlirimin e plotë të vendit”, ka shkruar Xhaka.
Përkujtimi i plotë i Ragip Xhakës:
Nder e respekt në përulësi për sakrificën e pashembullt të komandantit Ilaz Kodra, në 25 vjetorin e rënies heroike në emër të lirisë së Kosovës, rënia e të cilit frymëzoi bashkëluftëtarët e tij të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që të vazhdohet rruga, sado e vështirë që ishte, deri në çlirimin e plotë të vendit.
Sot përkujtojmë në këtë përvjetor edhe 315 dëshmorë dhe martirë tjerë të UÇK-së, të rënë me 30 prill 1999.
Lavdi komandantit Ilaz Kodra, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë së Kosovës.