Ragip Xhaka merr mbështetje të madhe kudo në Kosovë
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ragip Xhaka, vazhdoi takimet me qytetarët në të gjithë Kosovën, duke forcuar mbështetjen për kandidaturën e Bedri Hamzës për Kryeministër. Gjatë ditës së sotme, Xhaka mori pjesë në një tubim me qytetarët e fshatit Gllamnik, ku së bashku me kandidatët e tjerë për deputetë diskutuan për zhvillimin e vendit dhe përkushtimin për një të ardhme më të mirë për Kosovën. Xhaka theksoi se Gllamniku, si gjithë Kosova, mbështet kandidaturën e Hamzës, duke besuar se ai ka vizionin dhe aftësinë për të udhëhequr vendin drejt përparimit.
Ragip Xhaka vazhdon të marrë mbështetje të madhe gjatë takimeve që po zhvillon kudo që ka shkuar. Po ashtu, mbështetja për të është e dukshme në çdo qytet dhe fshat të Kosovës, duke treguar se qytetarët kanë besim në vizionin e tij për një të ardhme më të mirë për vendin.
Postimi i plotë:
Si kandidat për deputet, mora pjesë në tubimin me qytetarët në fshatin Gllamnik, ku bashkë kandidatët e tjerë për deputetë diskutuam për zhvillimin e vendit dhe përkushtimin për një të ardhme më të mirë për Kosovën. Gllamniku si gjithë Kosova mbështetë kandidaturën e Bedri Hamzës për Kryeministër, duke besuar se ai ka vizionin dhe aftësinë për të udhëhequr vendin drejt përparimit.
#RagipXhaka34 #Xhaka34 #RXH34 #PDK131