Ragip Xhaka merr mbështetje të madhe në gjithë Kosovën, i jep puls fitores së PDK-së

05 shkurt 2025 | 12:13

Kandidati për deputet i PDK-së me numrin 34, nga diaspora Ragip Xhaka, për tri javë ka pasur një angazhim në gjithë Kosovën, duke takuar qytetarë nga të gjitha rajonet për të dëgjuar shqetësimet e tyre dhe për të ndarë vizionin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe të tijin si deputet i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës.

34-shi i PDK-së në të gjitha takimet që ka pasur në qytete e fshatra të Kosovës ka marrë mbështetjen e qytetarëve për të si kandidat për deputet dhe për programin e PDK-së që sjell zhvillim dhe mirëqenie për të gjithë. Për këto ditë të fushatës, Xhaka ka parë nga afër dëshirën dhe vendosmërinë e qytetarëve për ndryshim më 9 shkurt – për një fitore të fuqishme për PDK-në.

“Mbështetja që kam parë këto ditë anë e mban Kosovës për mua dhe PDK-në tregon se ndryshimi është i domosdoshëm të ndodh më 9 shkurt. Jam i impresionuar nga përkrahja që kam marrë nga qytetarët këto ditë. Do t’ju jem falënderues përgjithmonë”, thotë Xhaka, raporton “Epoka e re”.

Fushata e tij është një shembull i përkushtimit ndaj qytetarëve, duke dëgjuar dhe përfaqësuar zërin e tyre për një Kosovë më të zhvilluar dhe më të fortë. Ragip Xhaka në çdo takim me qytetarët ka përcjell mesazhin se programi i PDK-së është i fokusuar në zhvillim ekonomik, përmirësimin e kushteve të jetesës dhe fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës në aspektin politik por edhe sportiv.

“Si kandidat për deputet, jam i gatshëm të kontribuoj për realizimin e këtij vizioni, andaj mbështetja e juaj është e rëndësishme për mua, që prej ulëses së deputetit të përçoj zërin e juaj aty ku duhet”, ka thënë Xhaka në takimet me qytetarët.

“Tani që jemi në javën e fundit të fushatës zgjedhore, po shkojmë drejt një momenti të rëndësishëm. Unë kam besimin e fortë se bashkë mund të sjellim ndryshimin që na duhet. Për çdo votë që do të fitoj, do të punoj pa u lodhur për të pasur një të ardhme më të mirë për të gjithë. Kam nevojë për mbështetje nga ju, sepse vetëm me unitet mund të realizojmë vizionin për një shoqëri më të drejtë dhe përparim, si dhe për një Kosovë ma të mirë!”, ka thotë Xhaka.

Ragip Xhaka do të jetë edhe zëri i diasporës në Kuvendin e Kosovës. “Unë do të jem edhe zëri i mërgatës në Kuvendin e Kosovës”, thotë Xhaka.

Ragip Xhaka ka një bagazh të madh familjar, patriotik dhe politik. Ai është ish-i burgosur politik. Ka vuajtur dënim me burg nga gjykatat serbe për kontribut atdhetar. Xhaka është babai i futbollistëve më të mirë shqiptarë të të gjitha kohëve, Taulant dhe Granit Xhaka.

 

34-shi i PDK-së, Ragip Xhaka: Me Hamzën kryeministër, e ardhmja e Kosovës do te jetë e qartë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Studenti Lir Hoxhaj ka përfunduar studimet themelore në Fakultetin e…