![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/47aa8c3d-3c45-40cd-8b7a-e74e6b21a51c.jpeg)
Ragip Xhaka, në rrugë të mbarë për t’u bërë deputet
15 shkurt 2025
| 16:28
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ragip Xhaka, është në rrugën e duhur për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Xhaka ka arritur të sigurojë mbështetje të fortë nga qytetarët e Podujevës dhe Prishtinës, duke marrë një numër të konsiderueshëm votash në këto dy qytete të rëndësishme.
Sipas rezultatëve të para, Xhaka ka dalë si një nga kandidatët më të fuqishëm në këto zona dhe jo vetëm duke dëshmuar se ka një lidhje të ngushtë me qytetarët.
Sipas burimeve, Xhaka do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës, në legjislaturën e re.
Përveç në qytetet e Kosovës, Xhaka do të ketë vota masive edhe nga mërgata, vota këto që numërohen pas disa ditësh.