![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/Granit-Ragip-Xhaka.jpg)
Ragip Xhaka: Numri 34 është i shenjtë për familjen tonë
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ragip Xhaka, ka qenë i ftuar në emisionin Canapé, të cilin e moderoi Syzana Hajradini.
Gjatë intervistës, ai ka folur për kandidaturën e tij, familjen dhe rrugëtimin e tij në politikë, duke ndarë edhe një detaj të veçantë lidhur me numrin që mban në listën zgjedhore – 34.
Xhaka tregoi se ky numër ka një domethënie të veçantë për të dhe për familjen e tij, pasi është i njëjti numër që i biri, Granit Xhaka, ka mbajtur në fanellë gjithmonë.
Ai u shpreh se ky numër ka sjellë fat në familjen Xhaka dhe se e sheh si një simbol krenarie dhe suksesi.
“Numri 34 është i shenjtë për familjen tonë. Graniti e ka bartur gjithmonë me krenari dhe për ne ky numër është më shumë se thjesht një shifër,” u shpreh Xhaka.
Ai gjithashtu theksoi se ndihet krenar për familjen e tij dhe për rrugën që kanë ndjekur fëmijët e tij, duke theksuar se vlerat e forta familjare dhe mbështetja reciproke kanë qenë çelësi i suksesit të tyre.
Se çfarë ka thënë më shumë për këtë temë, mund ta mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme.