Ragip Xhaka për qeverinë Kurti: Do të mbahet në mend për dëmtim të shtetit dhe polarizim të shoqërisë

18 dhjetor 2023 | 13:36

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Dega në Zvicër, Ragip Xhaka, ka thënë qeveria Kurti do të mbahet mend për dëmtimin e shtetit të Kosovës dhe polarizim të shoqërisë.

Ai ka thënë se shumica e mërgatës e kanë kuptuar se nga kjo qeveri nuk pritet asgjë e mirë për Kosovën.

“Një fjalë e urtë popullore thotë: ‘Shtrenjtë të bleva, por lirë më dole’. Dhe kjo i shkon shumë për shtati qeverisë aktuale. Shumica e tyre në mërgatë, sikurse në Kosovë, tashmë e kanë kuptuar se nga kjo qeveri nuk ka asgjë të mirë për Kosovë. Këta do të mbahen mend vetëm për një gjë: dëmtim të shtetit të Kosovës dhe polarizim të shoqërisë. Po e them edhe njëherë, në kontaktet tona të përditshme me mërgatën tonë, ne kemi një përkrahje të fuqishme”, ka thënë Xhaka në një intervistë për “Epokën e re”.

Intervistë / Nëse bëhem deputet do të jem urë lidhëse në mes të mërgatës dhe Kuvendit të Kosovës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Roma u mund nga Bologna (2-0), në Serie A. Duke…