Ragip Xhaka takohet me ish-luftëtarin e UÇK-së e afaristin Gani Nuha

05 tetor 2024 | 14:43

Kryetari i PDK-së, dega në Zvicër, Ragip Xhaka, në qytetin e Düseldorfit ka takuar ish-luftëtarin e UÇK-së, veprimtarin dhe afaristin Gani Nuha. Kështu ka bërë të ditur vet Xhaka përmes llogarisë së vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Xhakës:

Sot pata kënaqësinë të takohem me ish-ushtarin e UÇK-së, veprimtarin e çështjes kombëtare dhe afaristin e suksesshëm, Gani Nuha. Me fillimin e luftës, Ganiu la familjen dhe biznesin e tij në Düsseldorf dhe shkoi në luftë për të dhënë kontributin e tij edhe me pushkë në dorë. Aktualisht, Ganiu jeton dhe vepron në qytetin e Düsseldorf-it.

Me ish-shefin e logjistikës së luftës së lavdishme të UÇK-së folëm për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e kombit shqiptar. Shkëmbyem ide për të mirën e diasporës, për rininë tonë të madhe, si dhe për aktivitetet kulturore e sportive të mërgatës sonë të dashur. Gani Nuhës i urova suksese në punën e tij, si dhe klubit FC Kosova Düsseldorf, ku Ganiu me shokë është themelues dhe sponsor. I urova suksese në Landesligen gjermane.

#ragipxhaka

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, tha se në…