Ragip Xhaka: Taulanti ma ka bërë zemrën sa malet e Shqipërisë
09 shtator 2018
| 13:55
Babai i Taulant Xhakës, Ragipi, ka thënë se djali i tij, me golin e shënuar ndaj Izraelit, ia ka bërë zemrën sa malet e Shqipërisë.
Ai më këtë rast ka treguar se do të përcjell Përfaqësuesen e Kosovës në ndeshjen e radhës e më pas do të jetë i pranishëm edhe në ndeshjen e Shqipërisë ndaj Skocisë.
“Ndeshja ishte super. Kam kënaqësi pasi djemtë kanë luftuar në çdo milimetër dhe suksesi nuk mungoi. Nuk e përshkruaj dot gëzimin kur Taulanti shënoi. Ai u rikthye pas 12 javësh. Ma ka bërë zemrën sa malet e Shqipërisë. Do të shoh Kosovën e më pas do të shkoj në Skoci. Nuk e kam ndarë kurrë Shqipërinë, pasi e kam pasur zemrën këtu”, ka thënë Ragip Xhaka.