Ragip Xhaka viziton familjen e heroit Hakif Zejnullahu
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, ka vizituar kullën e familjes së heroit Hakif Zejnullahu për përvjetorin e rënies së Hakifit, Zahir Pajazitit e Edmond Hoxhës, 28 vjetë më parë. Xhaka së bashku me mbesën e heroit Hakif Zejnullahut, Floretë Zejnullahu vendosën kurora lulesh pranë lapidarit të heronjëve.
Postimi i plotë i Xhakës:
Një nder i veçantë për të vizituar familjen Zejnullahu, një familje me një histori të lavdishme dhe me kontribute të mëdha në luftën për liri dhe drejtësi. Hakif Zejnullahu, hero i popullit, është një figurë që na mbush me krenari dhe na kujton sakrificat e pashembullta që janë bërë për atdhe. Vizita në familjen e tij na rikujton vlerat e qëndresës, dashurisë për atdhe dhe angazhimin për një të ardhme më të mirë për brezat që vijnë.
#RagipXhaka34 #Xhaka34 #PDK131