Ragip Xhaka viziton kompaninë ‘Orllati’, gjigantin shqiptar në Zvicër

25 janar 2025 | 23:50

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Ragip Xhaka ka bërë të ditur se ka vizituar kompaninë “Orllati”, në krye me pronarin e saj Avni Orllati, një nga liderët më të mëdhenjë të biznesit në Zvicër.

Xhaka ka thënë se z. Orllati ka arritur të ndërtojë biznese të suksesshme që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe punësimin e shumë mërgimtarëve në Zvicër.

“Me një karrierë të jashtëzakonshme dhe një vizion të qartë, Avni Orllati ka arritur të ndërtojë biznese të suksesshme që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe social, gjithashtu ai ka mundësuar punësimin e shumë mërgimtarëve”, ka shkruar Xhaka.

Njoftimi i plotë:

Dy ditë më parë isha te kompania Orllati, në krye me pronarin e saj Avni Orllati, një nga liderët më të mëdhenjë të biznesit në Zvicër, ka krijuar një ndikim të madh, sidomos në Lausanne. Me një karrierë të jashtëzakonshme dhe një vizion të qartë, ai ka arritur të ndërtojë biznese të suksesshme që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe social, gjithashtu ai ka mundësuar punësimin e shumë mërgimtarëve. Në bisedën tonë të fundit, diskutuam mundësitë e bashkëpunimit dhe një vizion të përbashkët për të ardhmen edhe të Kosovës.

#RagipXhaka34

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e…