Ragip Xhaka viziton skuadrën e Llapit: Si deputet do të përkujdesëm që në Kosovë ta sjellë përvojën zvicerane

05 shkurt 2025 | 16:07

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numër 34, Ragip Xhaka, ka vizituar të mërkurën Klubin Fubollistik Llapi, ku është pritur nga kryetrajneri Tahir Batatina.

Xhaka është zotuar se si deputet do të përkujdesët që në Kosovë ta sjellë përvojën zvicerane dhe jo vetëm.

“Kënaqësi e veçantë që sot takova skuadrën e Llapit të Podujevës. Kryetrajnerin Batatina dhe lojtarët e skuadrës i përgëzova për arritjet e tyre deri tash. Si Llapi dhe gjithë ekipet tjera në Kosovë kanë nevojë për kushte, infrastrukturë dhe investime më të mira. Unë si deputet do të përkujdesem që në Kosovë të sjell përvojën zvicerane dhe jo vetëm. Skuadrat kosovare që luajnë në kampionatin tonë dhe në Europë, meritojnë një angazhim dhe përkushtim ma të madh për to.  #RagipXhaka34 #Xhaka34 #PDK131 #BedriHamza #mamire”, ka shkruar Xhaka në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e organizatës së grave të Partive Popullore Evropiane, Rozalia…