Ragmi Mustafa: Kosova t’i shpëtojë shqiptarët e Luginës nga Serbia
“Është momenti që nëna Kosovë t’i marrë shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe t’i mbrojë nga kasaphana serbe”, kështu ka thënë ish-kryetari i Preshevës, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Musatafa.
Në “Zona e Debatit” ai ka nënvizuar se tani do të ishte koha e duhur që kjo trevë t’i bashkohej Kosovës, por që edhe nëse kjo gjë nuk ndodhë, ëndrra dhe dëshira e shqiptarëve atje për këtë gjë nuk do të shuhet kurrë.
“Është moment shumë i qëlluar tani që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës. Por nuk do të thotë kurrë se do të hiqet dorë dhe kjo gjë ka marrë fund. Edhe një milion herë Serbia po të hyjë në Europë, shqiptarët e Luginës së Preshevës do ta kërkojnë shpëtimin këtu(në Kosovë). Shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk do të heqin kurrë dorë nga kërkesa për të qenë pjesë e Kosovës. Dhe do të vihen në një vështirësi akoma më të madhe në raport me faktorin politik në Serbi”, ka shtuar Mustafa.