Ragmi Mustafa: Ky është treni i fundit t’i bashkangjitemi Kosovës
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, ka komentuar idenë e korrigjimit të kufijve, duke thënë se është treni i fundit për t’ju bashkangjitur Kosovës.
“Ne jemi shumë të sinqertë në këtë fushë dhe në këtë drejtim, pa dyshim se mbështesim bashkëngjitjen e Luginës së Preshevës me Kosovën”.
“Në lidhje me lëvizje të kufijve ka autoritete dhe politikanë të mençur Republika e Kosovës, prandaj ftesa jonë është çdo ditë që të kyçen pozitë dhe opozitë në Kosovë që të bëjnë ekipin negociator për të dhënë kontributin maksimal me njerëzit më të mençur, të dijes, të shkencës dhe të penës për të zgjidhur këtë problem”, ka thënë Mustafa në “Info Magazine” të “Klan Kosova”.
Ai ka pohuar se me kënaqësinë më të madhe, shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkojnë që të bashkëngjiten me Kosovën.
“Ne kemi bërë këtë referendum në vitin 1992, në kohën më të vështirë, ne tash vetëm po kërkojmë jetësimin e atij referendumi që e kemi kërkuar gjithmonë”, ka thënë Mustafa.