Ragmi Mustafa pas takimit me Thaçin në Hagë: Një ndër vizitat më emocionale të jetës time
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, ka vizituar sot në burgun e Hagës, ish presidentin Hashim Thaqi dhe ish krerët tjerë të UÇK-së.
Mustafa, thotë se takimi me Thaçin dhe të tjerët ishte një ndër vizitat më emocionale të jetës së tij.
“Me besimin e pa thyer që shumë shpejt do të jenë pranë nesh, të lirë siç u takon, u çmallëm e folëm gjerë e gjatë”, shkruan Mustafa.
Sipas tij, lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e pastër dhe historia e saj nuk mund të rishkruhet nga askush!
Postimi i plotë:
Sot, në Hagë, pata një ndër vizitat më emocionale të jetës time. Takova Hashim Thaçin. Aty takova të gjithë ushtarët e lirisë, të gjith ishin mirë!
Me besimin e pa thyer që shumë shpejt do të jenë pranë nesh, të lirë siç u takon, u çmallëm e folëm gjerë e gjatë.
Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e pastër dhe historia e saj nuk mund të rishkruhet nga askush!
#MeÇLIRIMTARËT
#LiriaKaEmër