Ragmi Mustafa uron Vetëvendosjen për fitoren

15 shkurt 2021 | 13:09

Kryetari i Këshillit Nacional në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, ka uruar Kosovën për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Mustafa ka uruar fituesin e zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje dhe të gjitha partitë politike, si dhe kandidatët pjesëmarrës në zgjedhje.

Ai ka thënë se Lugina e Preshevës është e kthyer kah Prishtina dhe pret që Qeveria e re e Republikës së Kosovës seriozisht ta trajtojë me prioritet jo vetëm dialogun Kosovë-Serbi, por edhe në zgjidhjen e problemeve jetike të qytetarëve të Luginës.

Postimi i plotë i Mustafës:

Urime Kosovë!

Republika Kosovës me zgjedhjet parlamentare po dëshmon në vazhdimësi pjekuri të lartë qytetare e kapacitet demokratik elektoral. Shembull për nga gara e lirë, procedura e votimit, administrimi i votës. Mbarëvajtja shpreh maturinë e jashtëzakonshme të një procesi zgjedhor e emancipimi demokratik.

Me këtë rast uroj fituesit e zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje dhe liderin e saj Albin Kurti, por dhe te gjitha forcat politike dhe kandidatët që morën pjesë në këto zgjedhje që i bënë nder Kosovës.

Uroj që kjo frymë demokratike të përcjellë edhe konstituimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Lugina e Preshevës është e kthyer kah Prishtina. Pret që Qeveria e re e Republikës së Kosovës seriozisht ta trajtojë me prioritet jo vetëm dialogun Kosovë-Serbi, por edhe në zgjidhjen e problemeve jetike të qytetarëve të Luginës.

Urime, iu prift e mbara!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka uruar fituesit e zgjedhjeve…