Ragmi Mustafa zgjedhet kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës
Ragmi Mustafa i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) është zgjedhur kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës.
“Partia për Veprim Demokratik është bindshëm fituese për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Besuam. U mobilizuam. U angazhuam. U solidarizuam. Fituam! Falënderoj edhe kundërkandidatët për garën kryesisht të ndershme në zgjedhje. Përulje për të gjithë aktivistët e Partisë për Veprim Demokratik dhe të partnerëve tanë politik, që nuk kursyen asgjë prej tyre, gjatë kësaj fushate. Pa harruar familjarët e mi, prindërit, bashkëshorten dhe Lisarin, vëllezërit; që më mbështeten pa rezervë”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook”, Ragmi Mustafa nga Partia për Veprim Demokratik.
Ai ka thënë se kësaj here u dëshmua se Partia për Veprim Demokratik jo vetëm që është subjekti më i madhi në Luginën e Preshevës, por është edhe subjekti i së ardhmes.
/Epoka e re/