Ragmi Mustafit i shkon një padi nga Serbia, e lidh me reciprocitetin e vendosur nga Kosova
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafi, ka bërë me dije se i është ngritur një tjetër padi nga Serbia për shkak të vendosjes së flamurit kombëtar shqiptar në selinë e këtij këshilli.
Mustafi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se kjo padi i ka ardhur pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë për çështjen e targave.
“Kjo padi ngritët pasi që Kosova ka ndërmarrë masat e reciprocitetit në targa. Sado që do të besosh në paanësinë dhe pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe prokurorial, megjithatë duket e çuditshme ashtu si edhe paditë paraprake se si përputhet në kuptimin kohor me rrethanat politike dhe qëndrimet e mia në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi”, ka shkruar Mustafi.