Rahovec, mbahet dëgjimi buxhetor me përfaqësuesit e OJQ-ve, bizneseve, fermerëve dhe rinisë
Komuna e Rahoveci ka njoftuar se cikli i dëgjimeve buxhetore ka vazhduar me përfaqësuesit e OJQ-ve, bizneseve, fermerëve, rinisë, përfaqësues të shkollave dhe grupet e interesit, në sallën e kuvendit komunal, për t’i mbledhur kërkesat dhe nevojat mbi buxhetin e vitit 2025.
Për të siguruar që buxheti t’i reflektojë nevojat dhe prioritetet e qytetarëve, është thelbësore pjesëmarrja aktive e tyre në këtë cikël.
Dëgjimin e moderoi shefi i kabinetit të kryetarit, Ali Morina.
Kryetari komunës, Smajl Latifi, paraqiti informacionet kyçe lidhur me planifikimin dhe menaxhimin e buxhetit të komunës, si dhe drejtori i financave, Afrim Limani shpalosi në mënyrë më të detajuar buxhetin e Komunës së Rahovecit për vitin 2025.
Buxheti i Komunës së Rahovecit për vitin 2025 do të jetë në vlerë 20.982.000 euro.
Kërkesat që u parashtruan ishin: Një lagje të mbillet me hardhi të rrushit dhe të emërtohet “Lagje e hardhisë”; Ndërtimi i një parku te Rrasat; Rregullimi i murit te varrezat e serbëve.
Në vazhdën e debatit pati edhe biseda interaktive të përgjithshme rreth kërkesave të ndryshme.
Komuna e Rahovecit ka njoftuar se grupi punues do t’i shqyrtojë pyetjet dhe kërkesat.