Rahoveci barazon serinë finale ndaj Prishtinës
05 maj 2019
| 19:54
Skuadra e Rahovecit sonte ka shkruar historinë, pasi ka arritur të shënojë fitoren e parë në serinë finale të play-offit.
Rahoveci në palestrën e stërmbushur “Mizahir Isma” dhe me pëkrahje të parezervë të “Vreshtarëve” ka arritur të mposht Z Mobile Prishtinën me rezultat 87:84 në ndeshjen e dytë finale të play-offit në Superligën e Kosovës.
Në këtë ndeshje te Rahoveci kanë shkëlqyer Fred Richardson me 25 pikë, 8 kërcime e 2 asistime dhe Deshon Minnis me 24 pikë, 4 kërcime e 7 asistime.
Në anën tjetër te Z Mobile Prishtina më efikasit ishin Dardan Berisha me 26 pikë e 6 kërcime e 4 asistime dhe Ahmed Bashir me 25 pikë, 8 kërcime e 1 asistim.
Ndeshja e radhës zhvillohet në Prishtinë të marten me fillim nga ora 20:30.