Rahoveci bëhet me shërbim të hemodializës
27 dhjetor 2024
| 11:12
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë me dije se kanë përuruar Shërbimin e Hemodializës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec.
Ai ka thënë se ky projekt tani po jetësohet si një shërbim i domosdoshëm për pacientët e Rahovecit.
“Tani e tutje ky shërbim jetik është shumë më afër, duke shmangur udhëtimet e lodhshme, disaorëshe dhe disa herë në javë drejt qyteteve të tjera për trajtim. Falënderojmë SHSKUK-në dhe Komunën e Rahovecit për kontributin. Stafit shëndetësor i urojmë punë të mbarë, ndërsa pacientëve trajtim të suksesshëm”, ka thënë Vitia.