Rahoveci cakton shtabin komunal për korrje-shirje
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka nënshkruar vendimin për caktimin e shtabit komunal për korrje-shirje për vitin 2018. Sipas vendimit kryesues është caktuar drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Berat Duraku, kurse Selami Mashuku zëvendëskryesues, ndërsa Asllan Mazreku, Milazim Elshani dhe Njazi Sokoli janë caktuar anëtarë.
Bazuar në këtë vendim, shtabi komunal ka për detyrë që të bëjë përcjelljen e korrje-shirjeve në terren në gjithë territorin e Komunës së Rahovecit gjatë tërë fushatës deri në përfundimin e saj.
Obligimet e shtabit komunal janë që me kohë ta njoftojnë kryetarin e kmunës si dhe personat tjerë kompetent nga sfera e bujqësisë si dhe Ministrinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural me raport, kohë pas kohe lidhur me rrjedhën e korrje-shirjeve.
/Epoka e re/