Rahoveci dhe disa fshatra të Gjakovës pa ujë për disa orë
30 maj 2021
| 11:27
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se ka ndodhur një defekt në gypin kryesor në Xërxë.
Sipas kompanisë, për arsye të punimeve në lokalizimin dhe sanimin e defektit, pa furnizim me ujë mbetet Komuna e Rahovecit, njësia e Prizrenit, si dhe disa fshatra të Komunës së Gjakovës.
“Ekipet tona janë duke ndërmarr të gjitha masat e duhura në eliminimin e defektit, mirëpo për shkak të natyrës së vështirë të defektit, si dhe terrenit jo të përshtatshëm, punimet në sanimin e defektit mundë të zgjasin disa orë”, thuhet në njoftim.