Rahoveci dhe Malisheva bëhen me noterë
17 mars 2023
| 15:16
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë me dije se Rahoveci dhe Malisheva janë bërë me zyre noteriale.
Ajo ka vizituar këto dy komuna për të parë nga afër zyrat noteriale.
“Në Rahovec, vizituam noteren Suna Sallahi ndërsa në Malishevë noterin, Minir Zekolli. Qytetarët e këtyre dy komunave tashmë mund t’i kryejnë shërbimet në komunat e tyre. Falënderuam noterët për bashkëpunimin dhe iu uruam punë të mbarë!Të dy zyrat noteriale ndodhen përballë Gjykatave në Komunat përkatëse”, ka shkruar ministrja Haxhiu në “Facebook”.