Rahoveci e bën hapin e parë drejt finales
KH Rahoveci e ka bërë hapin e parë drejt finales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll.
Në “Mizahir Isma”, Rahoveci e mposhti Trepçën me rezultatin 37:28. Ishte kjo gjysmëfinalja e parë e plejofit. Ndeshja e dytë zhvillohet në fundjavë në Mitrovicë. Me dy fitore sigurohet kalimi në finale. Rahoveci e nisi ndeshjen mirë, ndërsa në pjesën e parë ishte vazhdimisht në epërsi prej 4-5 golash.
Mitrovicasit nisën të reagojnë vetëm në minutat e fundit, kur u afruan në dy gola 19:17. Me të nisur pjesa e dytë rezultati u barazua në 19:19. Më pas Rahoveci kaloi para me një e dy gola, por në pjesën e dytë u zhvillua lojë shumë e fortë. Vetëm në minutat e fundit Rahoveci bëri shkëputje në rezultat.
Mali Luzha i realizoi 6 gola për “vreshtarët”, ndërsa nga 5 i kishin Jon Muqolli e Florian Rexha. Te Trepça, Akram El Kassassi u shqua me 8 gola. Nga 5 i realizuan Sali Maxhera e Wael Mtibaa. Me nga 11 pritje u dalluan portierët Arti Luzha i Rahovecit e Marwane Soussi i Trepçës.