Rahoveci e përfundon stinorin e rregullt pa humbje të pësuar

20 prill 2025 | 08:49

Rahoveci e ka përfunduar stinorin e rregullt në Superligën e Kosovës në hendboll pa humbje të pësuar.

Të premten mbrëma në Podujevë, Rahoveci fitoi 41:29 ndaj Llapit. Ishte kjo ndeshja e parë e xhiros së fundit të Superligës së Kosovës.

Për “vreshtarët” ishte fitorja e 27-të. Ka vetëm një barazim me Kastriotin.
Rahoveci starton në plejof nga pozita e parë me 55 pikë.

Llapi përfundon i gjashti me 15 pikë dhe mbetet në Superligë për edicionin e ardhshëm garues.

Arbios Mushkolaj i shënoi 10 gola për Rahovecin. Shtatë i kishte Alban Haziri e gjashtë Granit Kadiri.

Për Llapin 12 gola i shënoi Blerton Hasani, shtatë Rifat Visoka, ndërsa pesë i shtoi Endrit Havolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Samadrexha ka fituar bindshëm të shtunën ndaj Besës në Pejë…