Rahoveci fiton derbin, Besa Famgas fiton në Mitrovicë

20 shkurt 2025 | 21:33

Rahoveci ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll.

Të enjten mbrëma Rahoveci e mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultatin 41:38, në derbin e xhiros së 18-të.

Kastrioti ishte vendas, kurse ndeshja u zhvillua në Lipjan.
“Vreshtarët” kanë kontrolluar gjithë ndeshjen, ndërsa kanë mbajtur epërsi bindëse që shkoi deri në nëntë gola.
Granit Kadiri i shënoi 10 gola për Rahovecin, ndërsa Jon Muqolli i shënoi tetë. Egzon Gjuka i shtoi gjashtë e Mali Luzha pesë.

Lulzim Shabani ishte më efikasi te ferizajasit me 11 gola. Tetë i shënoi Deniz Teriziqi, sa i kishte edhe Besnik Bytyqi.
Rahoveci ka vetëm fitore këtë edicion, ndërsa udhëheq në tabelë me 36 pikë. Kastrioti është i treti me 24 pikë, ndërsa e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Të enjten u zhvillua edhe ndeshja mes Trepçës dhe Besa Famgasit.

Fitorja në Mitrovicë i takoi ekipit pejan, Besa Famgas, me rezultat 45:34.

Jon Vokshi udhëhoqi Besën me 14 gola, ndërsa Elion Vokshi i kishte nëntë. Te vendasit, Ardi Halili i shënoi dhjetë gola, ndërsa Sali Maxhera tetë.
Besa është e dyta me 28 pikë. Trepça renditet e fundit me gjashtë pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë thirrje për…