Rahoveci fiton përvojë në garat evropiane

10 tetor 2019 | 12:24

Nënkampioni i Kosovës në basketboll, Rahoveci është mundur nga Cluj edhe në ndeshjen e kthimit në kualifikimet e FIBA Europe Cup. “Vreshtarët” pësuan në Rumani me rezultat 91:47 (22:18, 29:8, 21:5, 19:16) dhe u eliminuan me rezultat të përgjithshëm 189:120.

Rahovecasit u bënë ballë skuadrës rumune vetëm në çerekun e parë dhe atë të fundit. Cluj ishte dukshëm favorite, madje, shihet si një nga pretendentët për të fituar në këtë garë. Andrii Kalnichenko u dallua për vendësit me 17 pikë, kurse te Rahoveci u dallua Jure Gunjina me 14 sosh.

Kjo ishte paraqitja e parë e Rahovecit në garat evropiane dhe i ka shërbyer për të fituar përvojë përballë një skuadre shumë të fortë si Cluji.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi Komunal i Prizrenit ka miratuar buxhetin e vitit 2020…