Rahoveci i Liridon Lecit triumfon kundër Istogut, me rezultat 1:0, shkëlqen Haxhi Sada

09 mars 2025 | 00:19

KF Rahoveci merr fitoren e parë dhe jetike me Liridon Lecin, falë paraqitjes fantastike nga mesfushori Haxhi Sada.

I vetmi lojtar vendas në ekip, ai është shndërruar në diamantin e Liridon Lecit, një dirigjent i mesfushës që po sakrifikon gjithçka me super paraqitje për mbijetesën e klubit me traditë një shekullore si KF Rahoveci.

Rahoveci është afruar në 7 pikë me Istogun dhe nëse Rahoveci mbijeton, padyshim se nga më meritorët do të jetë Haxhi Sada i cili po kalon formën më të mirë në karrierë.

Shumë klube do t’i kenë sytë tek 25 vjeçari fantastik nga Rahoveci për një transferim gjatë verës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas urdhrit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për rinumërimin e…